Please enter at least 3 characters.

Jose Mourinho i ka refuzuar të gjitha ofertat, po pret për Real Madridin

2019/09/GettyImages-1170496461.jpg
190:"MILAN, ITALY - SEPTEMBER 23: José Mourinho attends The Best FIFA Football Awards 2019 at the Teatro Alla Scala on September 23, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images

Jose Mourinho dëshiron të rikthehet te Real Madridi, sipas Goal.com, duke e lidhur këtë me një numër të madh të ofertave që i ka refuzuar.

Trajneri portugez është pa punë që pas shkarkimit të tij nga Manchester United, dhjetorin e kaluar.

Sipas Goal.com trajneri është shumë i interesuar për një ftesë nga Real Madridi, nëse Florentino Perez vendosë të shkarkojë Zinedine Zidanen.

Jose Mourinho, kur ishte trajnet te Manchester United. (Foto: Getty Images/Guliver)

Në mes të muajve maj dhe shtator, Mourinho ka refuzuar ofertat nga klube si Monaco, Lille, Wolfsburg, Schalke dhe AC Milan.

Në këtë kohë mësohet se portugezi priste oferta nga tre klube: Paris Saint-Germain, Juventus dhe Bayern Munich.

Mourinho . (Foto: Getty Images/Guliver)

Mourinho ka mësuar edhe gjermanisht në kohën e fundit, duke e lënë mundësinë hapur që në të ardhmen ta drejtojë edhe klubin bavarez, por aktualisht ai është i interesuar për t’u kthyer te Real Madridi. /Telegrafi/