Please enter at least 3 characters.

Jordi Alba: I lumtur me skuadrën që kemi, jam optimist

2017/09/hi-res-be10082e224edf1f14ccc1b06435b4a0_crop_north-e1504487585857.jpg

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, ka thënë se beson te skuadra aktuale dhe së është i lumtur me grupin.

Spanjolli ka thënë se ishte i qetë gjatë afatit kalimtar pasi skuadra varet nga grupi dhe jo një lojtar.

"E kam shikuar javën e fundit të tregut të transferimeve me qetësi. E kisha thënë se ka mundësi të vinte një lojtar i mirë dhe që do mund të na ndihmonte".

"Jam i lumtur për skuadrën që kemi, ky grup na ka dhuruar shumë gëzime dhe nuk varet nga një lojtar më shumë ose më pak".

"Nuk e di nëse jemi më të fortë ose të dobët se vitin e kaluar, por këtë do ta shohim në fund të sezonit, jam optimist", ka thënë Alba. /Telegrafi/