Please enter at least 3 characters.

John Carew nuk kalon testet mjekësore te Interi

2016/01/f.0227205804834_m.jpg

 Ishte thënë se Care do të transferohej te Interi për të zëvëndësuar për tri muaj të lënduarin rëndë Diego Milito, por ai nuk ka arritur t’i kalonte testet mjekësore.

“Interi dëshiron të falënderojë John Carew për profesionalizimin e treguar dhe vullnetin e mirë që ka treguar”.

“Sidoqoftë, ai duhet që të punojë edhe një kohë për të përmirësuar formën e tij fizike gjë që nuk i përshtatet nevojave të klubit”, shkruan në komunikatën e Interit.

Tani në vend të Carew pritet që Interi të transferojë ose Ruud Van Nistelrooy që është në pension ose Thierry Henryn. /Telegrafi/