Please enter at least 3 characters.

Joan Collins, 92 vjeçe, shkëlqen në Cannes me fustan të bardhë: Të tjerat mbetën në hijen e elegancës së saj

Abaca Press

Diva e Hollywoodit dëshmoi edhe një herë se eleganca e vërtetë nuk njeh moshë, duke u shfaqur me një pamje të rafinuar dhe plot vetëbesim

Joan Collins edhe një herë ka dëshmuar pse prej dekadash konsiderohet një nga gratë më glamuroze të skenës botërore.

Në hapjen e edicionit të 79-të të Festivalit të Filmit në Cannes, aktorja u shfaq me një fustan elegant të bardhë, i cili theksonte stilin e saj të njohur, të sofistikuar dhe të lidhur ngushtë me shkëlqimin e Hollywoodit klasik.

Collins, e cila është 92 vjeçe, tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq me dukjen e saj të kuruar, gjerdanin luksoz me diamante dhe dorezat e gjata të zeza, që i dhanë paraqitjes një frymë të vjetër hollywoodiane.

Krah saj ishte edhe bashkëshorti, Percy Gibson, me të cilin aktorja është prej vitesh në një martesë të harmonishme.

Aktorja fitoi famë botërore në vitet ’80 falë rolit të Alexis Carrington në serialin kult “Dynasty”, ku interpretoi një nga figurat më të njohura dhe më të fuqishme femërore të televizionit, transmeton Telegrafi.

AFP

Karizma, zëri i veçantë dhe prania e saj imponuese e kthyen në simbol të luksit, elegancës dhe grave dominuese në ekran.

Edhe pse karrierën e nisi që në vitet ’50, Joan Collins nuk lejoi kurrë që mosha ta largonte nga jeta publike. Përveç aktrimit, ajo është marrë edhe me shkrime, punë humanitare dhe produksion, duke mbetur për dekada sinonim i gruas që plaket me stil.

Paraqitja e saj në Cannes shkaktoi reagime të shumta pozitive nga fotografët dhe publiku. Shumë komentuan se Collins edhe sot e ruan të njëjtën energji dhe vetëbesim me të cilat e mbajnë mend breza të tërë.

Në një kohë kur trendet ndryshojnë me shpejtësi, ajo mbetet simbol i elegancës së përjetshme dhe i një epoke të Hollywoodit që publiku vazhdon ta adhurojë.

/Telegrafi/