"Jetimat e Ballkanit" ushqejnë 500 personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri, të vendosur në Prizren, Ilir Meta viziton këtë qendër
Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ka vazhduar aktivitetin e saj në mbështetje të të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.
Përderisa në ditët e para të javës së shkuar kishte ndihmuar shqiptarët ne zonën e Durrësit dhe Thumes, njëherit të prekurit nga tërmeti me tonelata gjë sende, duke filluar prej veshmbathjeve, ushqimeve, ata kanë vazhduar me shtrimin e darkës për të vendosurit nga Shqipëria në kampin inovativ në Prizren, i cili është bërë vendstrehim për ata që u prekën nga tërmeti javën e kaluar.
Të mërkurën në mbrëmje këtë kamp e ka vizituar i pari i shtetit shqiptar, Ilir Meta, i cili edhe së bashku me bashkëqytetarët e tij të vendosur në këtë kamp, ka ngrënë darkë me ta.
Darka tash e dy ditë po shtrohet për 500 persona nga “Jetimat e Ballkanit”, gjë të cilën e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook, drejtori i shoqatës Halil Kastrati.
Kastrati ndër të tjera ka treguar se në këtë objekt do të instalohet edhe spitali ditor, i cili po financohet nga donatorët që kontribojnë në shoqatën që e drejton ai.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Kastratit:


