Please enter at least 3 characters.

Jesus refuzon kontratën e re të Cityt

2018/03/gabrieljesus-2-e1522186976590.jpg
325:"MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 07: Gabriel Jesus of Manchester City celebrates after scoring the opening goal of the game during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Manchester City and FC Basel at Etihad Stadium on March 7, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Gabriel Jesus e ka refuzuar ofertën e Manchester Cityt për një kontratë të re - bën të ditur The Times.

Futbollisti brazilian nuk e ka pranuar pagën prej 90.000 funtesh (102.750 eurosh) në javë - që paraqet rritje prej 40 për qind të pagës së tij aktuale.

(Foto: Getty Images)

20-vjeçari kërkon të paguhet së paku 100.000 funte (114.160 euro) në javë me kontratën e re.

Mos arritja e marrëveshjes ka bërë që të shtyhen bisedime deri pas Kampionatit Botëror.

Në verën e vitit 2016, Jesus arriti marrëveshje me Cityn, klub të cilit iu bashkua në janar të vitit 2017 për një shumë prej 27 milionë funtesh (31 milionë euro) plus shtesat.

Kontrata e tij aktuale është valide deri në verën e vitit 2021, mirëpo klubi anglez dëshiron t'ia përmirësojë atë për të shmangur interesimin e klubeve tjera.

(Foto: Getty Images)

Vlen të theksohet se Jesus shënoi golin e vetëm në fitoren e Brazilit kundër Gjermanisë në ndeshjen miqësore që u zhvillua të martën mbrëma. /Telegrafi/