Please enter at least 3 characters.

Jessica Simpson sjell në jetë edhe një fëmijë

2019/03/GettyImages-490859415.jpg
216:"NEW YORK, NY - MAY 15: (L-R) Lance Bass and Jessica Simpson attend Forbes Women's Summit:The Entrepreneurship of Everything at 583 Park Avenue on May 15, 2014 in New York City. (Photo by Rommel Demano/Getty Images)
12:"Getty Images

Jessica Simpson ka sjell në jetë një vajzë dhe këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Për aktoren amerikane 38-vjeçare ishte fëmija i tretë, ku nga martesa e parë ka Maxwell Drew dhe Ace Knute.

"Ne jemi shumë të lumtur dhe jemi krenar të njoftojmë se vajza jonë e përkryer, Birdie Mae Johnson, ka lindur", shkroi Jessica përbri fotografisë në Instagram.

Përkrah fotos së vajzës së sapolindur shihen dy motrat gjersa këngëtarja shkroi se çdo gjë shkoi mirë me lindjen dhe se foshnja peshonte 4.5 kilogramë.

Ky është fëmija i saj i dytë me ish-yllin amerikan të futbollit, Eric Johnson. Gjatë shtatzënisë së saj, ajo tha se nuk kishte planifikuar një fëmijë të tretë.

Jessica Simpson dhe Eric Johnson u takuan në vitin 2010 dhe pas katër vjetëve u martuan në San Ysidro Ranch të Montecito. /Telegrafi/