Jessica Alba shfaqet në momente romantike me partnerin para dasmës së Taylor Swift
Jessica Alba ishte mes të ftuarve VIP në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce, ku u shfaq e shoqëruar nga partneri i saj, aktori Danny Ramirez.
Çifti tërhoqi vëmendjen jo vetëm në eventin madhështor, por edhe me pamjet romantike që ndanë më pas në rrjetet sociale.
Aktorja 45-vjeçare publikoi në TikTok një video ku shfaqej duke u përgatitur për ceremoninë. Në pamje, Danny Ramirez shihet duke e përqafuar dhe përkëdhelur Albën, ndërsa ajo ishte ende me mantel, peshqir në kokë dhe maska për sytë, shkruan DailyMail.
Më pas, videoja kalon te momenti kur të dy shfaqen të veshur me elegancë për mbrëmjen festive.
Për dasmën, Jessica zgjodhi një fustan Prada në ngjyrë të zezë dhe ari, të huazuar nga mikja e saj Kelly Sawyer.
Ajo e kompletoi pamjen me një bisht të lartë flokësh të lidhur me fjongo të zezë dhe aksesorë minimalistë, ndërsa Danny u paraqit me smoking klasik të zi.
Në Instagram, Alba e shoqëroi postimin me këngën "Love Story" të Taylor Swift dhe shkroi: "Ne e duam dashurinë. Urime T&T – një natë kaq e bukur për t'ju festuar”.
Jessica Alba njoftoi ndarjen nga bashkëshorti i saj, Cash Warren, në janar të vitit 2025. Pak muaj më vonë ajo nisi lidhjen me Danny Ramirez, ndërsa në fillim të këtij viti e bëri zyrtare romancën e tyre edhe në rrjetet sociale. Aktorja është nënë e tre fëmijëve nga martesa e saj me Warren. /Telegrafi/


