Jesse Metcalfe flitet për një lidhje të re me modelen kanadeze, Corin Jamie Lee Clark
Jesse Metcalfe raportohet se është në një lidhje të re me modelen kanadeze, Corin Jamie Lee Clark, gjashtë muaj pas ndarjes nga e fejuara Cara Santana.
Aktori i “The Desperate Housewives”, 41 vjeçar dhe Corin, 27 vjeçare, kanë jetuar së bashku për dy muajt e fundit pas takimit në maj në një festë në Los Angeles.
Një burim tha për MailOnlinese ylli amerikan Jesse është serioz për Corin pasi kaloi kohë me të në Vancouver, ku dyshja duhej të karantinoheshin për dy javë.
“Kjo është marrëdhënia e parë e Jesse që nga fejesa me Cara dhe ai tashmë i ka marrë gjërat me Corin në nivelin tjetër”, ka thënë burimi.
“Ai kaloi rreth dy muaj në Kanada duke xhiruar për një film të ri dhe Corin shkoi me të ndërsa ata gjithashtu kanë jetuar së bashku në Los Angeles”, shtoi më tej burimi.
Modelja kanadeze krenohet me 188 mijë ndjekësit që numëron në Instagram dhe është një mike e ngushtë e Francesca Farago, e cila filmoi Jesse së bashku me Jamie Lee Clark në një nga videot e saj të fundit në TikTok.
Jesse dhe stilistja Cara, 35 vjeçe, u ndanë pas 13 vjetësh së bashku në muajin janar.
Dyshja u fejuan në vitin 2016 pas viteve të takimit por burimet kanë pohuar se marrëdhënia e tyre filloi të prishet drejt fundit të vitit 2019. /Telegrafi/


