Please enter at least 3 characters.

Jennifer Lopez përzgjedhë Cardi B për bashkëpunimin e radhës

2017/09/Jennifer-Lopez-Billboard-Latin-Music-Awards-2017-e1514226107152.jpg

Po vjen shumë shpejt një nga bashkëpunimet më të mëdha mes dy femrave më hot të momentit në skenën muzikore botërore.

Nicki Minaj, Migos, G-Eazy ishin disa prej bashkëpuntorëve të mëhershëm dhe tash Cardi B po bashkëpunon me një tjetër yll.

Është DJ Khaled ai që po ndihmon dyshen Jennifer Lopez dhe Cardi B që të realizojnë projektin e ri.

Khaled është ai i cili konfirmoi bashkëpunimin e dy femrave më in të momentit.

"Më vjen mirë që kam mundësinë të përfshihem. Çelësi është të tregosh madhështinë tënde me qarëtsi dhe pasion", ka konfirmuar Khaled.

Është bashkëshorti i Jennifer Lopez ai që ka zbuluar bashkëpunimin e radhës.

Kënga pritet të publikohet në javën e parë të janarit.

/Telegrafi/