Please enter at least 3 characters.

Jennifer Lopez do të nderohet me çmimin “MTV Michael Jackson Video Vanguard Award”

2018/08/j2.jpg
210:"LAS VEGAS, NV - MAY 20: Recording artist Jennifer Lopez attends the 2018 Billboard Music Awards at MGM Grand Garden Arena on May 20, 2018 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Matt Winkelmeyer/Getty Images for dcp)
20:"Getty Images for dcp

Më datë 20 gusht do të mbahet nata finale e "MTV Video Music Awards".

Në këtë natë shumë artistë të njohur ndërkombëtarë do të shpërblehen me çmime.

Tre artistet shqiptare: Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha janë po ashtu të nominuara në këtë natë, dhe presin që të shpërblehen.

E njëra ndër artistet e cila do të marrë çmim honorifik, është këngëtarja e njohur Jennifer Lopez.

Ajo do të nderohet me trofeun e "MTV Michael Jackson Video Vanguard Award".

E nderuar që do të marrë këtë çmim, J.Lo nuk nguroi që ta bëjë të ditur këtë gjë për fansat përmes rrjeteve sociale.

“Unë u rrita në epokën e MTV”, ka thënë Jennifer Lopez në intervistën e dhënë për MTV.

Fituesit e mëparshëm të këtij çmimi honorfik kanë qenë emrat en johur si: Rihanna, Justin Timberlake, Beyonce, Kanye West, Madonna dhe Pink. /Telegrafi/