Please enter at least 3 characters.

Jennifer Lopez befason fansat me performancë të shkurtër teksa ndodhej në një restorant në Itali

2023/08/74268811-12402435-Life_of_the_party_Jennifer_Lopez_was_the_life_of_the_party_durin-a-26_1691945149037.jpg

Jennifer Lopez ishte në formën më të mirë gjatë një mbrëmje festive në Itali.

Aktorja dhe këngëtarja, 54 vjeçe, u pa duke performuar disa nga këngët e saj hit para një turme në "Taverna Anema e Core" në Capri.

Lopez u pa e veshur me një fustan të argjendtë me shkëlqim, ndërsa mbante një mikrofon për shfaqjen e saj të improvizuar.

Me grim të lehtë, krijuesja e hiteve kishte përshtatur pamjen me një unazë të madhe diamanti në dorën e majtë, një unazë smeraldi në të djathtë dhe një palë vathë.

Taverna Anema e Core është e famshme për organizimin e netëve të këngës dhe vallëzimit ku shumë personazhe të famshëm janë bashkuar për të kënduar një ose dy këngë.

Videoja e kapur nga vendi i ngjarjes tregon fituesen e "Grammy", duke perforuar hitin e saj "Let's Get Loud", bashkë me "I Will Survive".

Në faqen e internetit të Tavernas thuhet se artistja kishte qëndruar atje për vizitë shumë vite më parë me ish-bashkëshortin e saj Marc Anthony.

Performanca e improvizuar dukej se e mbylli udhëtimin e saj në formën më të mirë.

Ylli i muzikës dukej se ishte në Itali në një pushim pune duke promovuar koktejet e saj të markës "Delola".

Ajo e hapi kompaninë në prill, në mes të disa polemikave, pasi nuk konsumonte alkool për një kohë të gjatë.

Ndërkohë, JLo u pa të dielën pasdite (13 gusht) duke mbërritur në aeroportin JFK në New York veshur me një trupore me mëngë të shkurtra. /Telegrafi/