Please enter at least 3 characters.

“Jemi rritur si skuadër”, Lookman paralajmëron Real Madridin për formën e Atalantas

2024/12/ademola-lookman.jpg

Atalanta tashmë ka zhvilluar një përballje ndaj Real Madridit në fazën hapëse të sezonit, por Ademola Lookman beson se ekipi i tij është rritur së bashku dhe është bërë më i fortë që atëherë. Klubi italian u takua me gjigantin spanjoll gjatë muajit gusht në kuadër të finales së Superkupës së Evropës, me Real Madridin që fitoi me rezultat 2-0, por Atalanta atë kohë sapo kishte kompletuar disa blerje dhe atyre lojtarëve iu desh kohë që të integrohen.Ekipi i drejtuar nga Gasperini gjithashtu kishte humbur tri nga pesë ndeshjet e tyre të para në Serie A mes gushtit dhe shtatorit, para se të nisin një seri pozitive prej nëntë fitoresh radhazi, që eventualisht bëri që ata të marrin pozitën e liderit në Itali.

Kjo është arsyeja pse Lookman ka insistuar se dueli i së martës ndaj Real Madridit do të jetë një tjetër mundësi për të dëshmuar se Atalanta është një ekip më ndryshe në krahasim me disa muaj më parë.

“Ne e humbëm ndeshjen që e luajtëm ndaj tyre në gusht, në Superkupë, por që atëherë ne jemi rritur së bashku si skuadër”, ka thënë Lookman,“Tashmë jemi një grup më ndryshe, një që është bërë më i fortë. Ne kemi shfaqur se kemi vazhdimësi dhe kjo do të jetë një tjetër mundësi për ta dëshmuar këtë, me zi po pres”, përfundoi ai./Telegrafi/