Jehona dhe Esma së shpejti me “Çaje Shukarije” (Video)
Johona Sopi ka filluar realizimin e projektit të paralajmëruar kohë më parë, “”Çaje Shukarije”, një duet me yllin e muzikës rome, Esma Rexhepova.
Në një intervistë për “Zëri”, Johona thotë se është e lumtur që pas një kohe të gjatë është rikthyer me një këngë që është “tendencioze”.
“Kjo është një këngë shumë e njohur sidomos për gjeneratat më të vjetra e kthyer dhe adaptuar për gjeneratat e reja. Kjo këngë daton nga viti 1963 si kompozim i vetë Esma Rexhepovas, një këngë shumë e bukur të cilën lehtë e kemi adaptuar në versionin ‘house’, e cila është ‘e ngjyrosur’ me shumë rryma të tjera muzikore”, tha Sopi.
E pyetur nga gazeta “Zëri” se a është kjo këngë një rifillim i karrierës së Jehonës ajo u përgjigj: “Ndoshta, por jo muzikore. Unë do të udhëheq një kompani e cila shumë shpejt do të jetë shumë stabile dhe e suksesshme. Këtë kompani kemi vendosur ta quajmë ‘Fab 3 Production’”.
Këngë do të vijë në versionin remix, kur Jehona këndon në gjuhën shqipe, kurse ajo në gjuhën rome. /Telegrafi/


