Please enter at least 3 characters.

Jean Todt: Me Schumacherin kam shikuar së fundi garat e Formula 1

2019/07/XVMd31f0158-f975-11e8-82f2-ef873a7d569f.jpg
137:"Jean Todt (FRA) / Michael Schumacher (GER) - Ferrari - Formule 1 F1 F 1 - 15.08.2004 - Grand Prix d Hongrie - Budapest - attitude largeur
18:"Sutton / Panoramic

Michael Schumacher ka pësuar një aksident të rëndë gjashtë vjet më parë, e cila gjë kishte bërë të bije në gjendje kome.

Për shëndetin e garuesit të Formula 1, ka pasur informata kundërthënëse gjer në ditën e sotme, ku ka folur ish-presidenti i Ferrarit, Jean Todt.

Ky i fundit ka folur për mediat duke thënë se me pilotin gjerman ka shikuar disa gara të vetura të shpejta në shtëpinë e tij në shtetin zviceran.

"Unë gjithmonë jam i kujdesshëm me deklarata të tilla, por është e vërtetë. Kam parë në garë së bashku me Michael Schumacher në shtëpinë e tij në Zvicër", tha fillimisht francezi.

"Michael është në duart e sigurta dhe shumë mirë po kujdesen në shtëpinë e tij. Ai nuk heq dorë dhe vazhdon të luftojë", tha ai.

Kampioni i shtatëfisht botëror i Formula 1, i cili këtë vit ka mbushur 50 vjet, gjatë skijimit ka rrëshqitur dhe ka goditur kokën për një shkëmbi gjatë pushimeve në Alpet Franceze.

Ndryshe, Todt është drejtuesi i federatës së FIA-s dhe bën vizita të rregullta te Schumacheri në Zvicër. /Telegrafi/