Please enter at least 3 characters.

Jean Asselborn sot viziton Maqedoninë

2017/03/takim-Enver-Hoxha-me-ministrin-e-jashtem-te-Luksemburgut-Jean-AsselJborn-foto-Ridvan-Slivova-9.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut, Jean Asselborn, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë.

Gjatë vizitës, ai do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, me të cilin pritet të këmbehen mendime për nivelin e deritanishëm të marrëdhënieve të ndërsjella dhe mundësitë për zhvillim të mëtejshëm të tyre në sferat me interes të ndërsjellë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Theks i veçantë do të vendoset për aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO, si dhe për rolin dhe mbështetjen e Luksemburgut në realizimin e këtij qëllimi strategjik.

Në kuadër të vizitës, ministri Jean Asselborn do të realizojë takime edhe me zëvendëskryeministrin e angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, zëvendëskryeministrin dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndërsa do të pritet edhe nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe nga kryeministri, Zoran Zaev./Telegrafi/