Please enter at least 3 characters.

"Jealous", së shpejti nga Enca

2019/07/67066614_312181639506094_5594749888679060563_n-e1562923192702.jpg

"Hajde" mbetet një prej realizimeve të fundit të këngëtares nga Shqipëria, Enca Haxhia, në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin.

Ky projekt i cili është publikuar para një muaji në kanalin zyrtar, YouTube, deri më tani ka grumbulluar mbi dhjetë milionë shikime.

Megjithatë, Haxhia tashmë është duke punuar në këngën e re dhe shumë shpejt pritet të publikohet.

Zeshkania së fundmi në rrjetin social, Instagram, ka publikuar një fotografi joshëse teksa ka zbuluar emrin e kësaj kënge.

"Jealous, së shpejti", ka shkruar ajo.

Ndryshe, këngëtarja 23-vjeçare do të mbajë koncerte dhe mbrëmje të ndryshme përgjatë verës. /Telegrafi/