Jay-Z dhe Beyonce, shtatë vite martesë (Video)
10/04/2015
Jay-Z dhe Beyonce kanë festuar përvjetorin e shtatë të martesës së tyre.
Ata duhet t’i jenë falënderues famës për pasurinë e tyre, por Jay-Z dhe Beyonce mbeten një çift shumë privat.
Andaj ishte një gëzim edhe për fansat e tyre pasi çifti postoi në rrjetet sociale një video të shkurtër të martesës këtë vikend, për nder të shtatëvjetorit.
Çifti Carter kanë festuar përvjetorin duke kaluar disa ditë pushime në bregdetin e Hawaiit. /Telegrafi/


