Please enter at least 3 characters.

"Jam i lumtur për Ferranin, më kujton një tjetër yll që kisha në ekip" - De la Fuente flet për triumfin në Kupën e Botës

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, vizitoi këtë të enjte redaksinë e gazetës AS, ku u prit me duartrokitje pas triumfit të “La Roja” në Kupën e Botës 2026.

Pasi pozoi me trofeun dhe vizitoi ambientet e redaksisë, De la Fuente foli për emocionet që përjetoi gjatë rrugëtimit drejt titullit botëror dhe veçoi golin vendimtar të Ferran Torres në finale.

“Atmosfera ka qenë fantastike. Kjo është ajo që ndodh kur ke njerëz të mirë pranë. Kur Ferran shënoi, ndjeva diçka shumë pranë lumturisë së pastër. Kur ngrita Kupën e Botës, u ndjeva i përmbushur, krenar dhe i lumtur për vendin tim”, u shpreh ai.

Trajneri spanjoll u ndal edhe te kritikat që Ferran Torres ka marrë gjatë karrierës së tij, duke bërë një krahasim me Álvaro Morata.

“Përpiqem të jem i drejtë kur shoh kritika dashakeqe. Jeta gjithmonë të jep një mundësi tjetër për t'u përgjigjur. Prandaj jam veçanërisht i lumtur për Ferranin".

"Historia e tij më kujton Moratën. Përballë padrejtësive dhe kritikave, ai u përgjigj në mënyrën më të mirë: ‘Ja ku jam’”, deklaroi De la Fuente.

Ferran Torres ishte heroi i finales së Kupës së Botës 2026, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes në kohën shtesë dhe duke i siguruar Spanjës titullin e dytë kampion bote në histori. /Telegrafi/