Please enter at least 3 characters.

Jahjaga: UNMIK-u me rol simbolik, por të rëndësishëm

2016/01/f.0731175937543_m.gif

Në takim u bisedua për vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon në Kosovë, e cila vizitë u vlerësua si e mirë dhe e suksesshme e në kuadër të vizitave të gjitha shteteve të rajonit në funksion të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit.

Presidentja Jahjaga i shprehu falënderimet e saj për vizitën e Sekretarit Ban në Kosovë dhe për përkushtimin dhe angazhimin e tij në çështjen e Kosovës dhe të paqes e stabilitetit në rajon dhe në botë.

Ajo gjithashtu falënderoi misionin e UNMIK-ut për punën e mirë që e ka bërë në Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve, si dhe për misionin e tij simbolik, por shumë të rëndësishëm që po e kryen në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë, dhe në raportet tremujore që dërgohen nga ky mision në OKB.

Presidentja Jahjaga gjithashtu foli për mandatin e misioneve ndërkombëtare në Republikën e Kosovës pas heqjes së pavarësisë së mbikëqyrur dhe të respektimit të ligjeve dhe të kushtetutës në mbarë territorin e vendit. /Telegrafi/