Jahjaga pret në takim përshëndetës me ambasadorin O'Connell: Kosovës do t'i mungojë një mik i tillë
06/08/2019
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në takim përshëndetës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O'Connell.
Jahjaga ka thënë se O'Connell përveç punës si diplomat, ka arritur të jetë mik i shtrenjtë i Kosovës.
Ajo në një postim në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se Kosovës do ti mungojë një mik i tillë.


