Please enter at least 3 characters.

Izraeli thotë se trupi i dorëzuar nga Hamasi nuk përputhet me asnjë nga pengjet

Ushtria izraelite ka thënë se trupi i katërt i dorëzuar nga Hamasi mbrëmë, nuk përputhet me asnjë nga pengjet.

Në një deklaratë, IDF tha se Hamasi "duhet të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme" për të kthyer trupat e pengjeve.

Më parë, Izraeli konfirmoi pas identifikimit zyrtar se trupat e tjerë të kthyer mbrëmë ishin ato të Uriel Baruch, Tamir Nimrodi dhe Eitan Levi.

Plani i paqes i Donald Trump kërkonte që Hamasi të kthente të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, deri në fund të një afati 72-orësh që skadoi të hënën.

Tetë trupa janë kthyer - shtatë prej të cilëve Izraeli thotë se u përkasin pengjeve - me 20 të tjerë që ende nuk janë dorëzuar nga Hamasi.

Grupi ka thënë më parë se mund të ketë vështirësi në gjetjen e të gjitha mbetjeve. /Telegrafi/