Please enter at least 3 characters.

Izraeli sulmon Libanin, të paktën 13 të vdekur

Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka kryer një sulm ajror ndaj kampit palestinez të refugjatëve Ain al-Hilweh, pranë qytetit bregdetar libanez Sidon.

Në deklaratën e saj, ushtria izraelite pretendoi se kishte goditur një qendër stërvitore të Hamasit, raporton timesofisrael.

Ministria libaneze e Shëndetësisë njofton se numri i viktimave nga sulmi është 11 të vdekur dhe katër të plagosur.

- YouTubewww.youtube.com

Ky sulm përbën një rast relativisht të rrallë të një sulmi izraelit ndaj Hamasit në Liban. Në muajin korrik, një komandant i lartë i Hamasit u vra në një sulm në Tripoli, dhe para kësaj, në maj, një tjetër komandant i grupit u vra në Sidon.

Izraeli po kryen sulme sistematike në jug të Libanit, por edhe në zona të tjera, duke pretenduar se po lufton kundër Hezbollahut dhe duke shkelur armëpushimin e arritur vitin e kaluar.

Një punëtor komunal libanez u vra në një sulm tjetër të martën në Libanin jugor. Al-Manar raportoi për një sulm izraelit me dron ndaj një automjeti të tipit Rapid në qytetin jugor Bint Jbeil.

Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se një person ka humbur jetën në sulmin në Bint Jbeil. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com