Italia nis aeroplanët luftarakë për të 'kapur' aeroplanin rus mbi Baltik
28/08/2025
Italia dërgon aeroplanë luftarakë për të kapur një aeroplan rus.
Përveç atyre sulmeve mbi Kievin, Italia ka dërguar aeroplanë luftarakë në përgjigje të një aeroplani rus.
Komanda ajrore e NATO-s tha se dy aeroplanë F-35 italianë u nisën nga Estonia, raporton skynews.
Burimet e aleancës ushtarake thonë se kjo është hera e tretë brenda pak më pak se dy javësh që aeroplanët janë nisur në këtë mënyrë.
Dy aeroplanë Eurofighter gjermanë u nisën dje për të kapur një aeroplan të zbulimit rus që fluturonte mbi Detin Baltik.
Dyshohet se Moska përdor këto aeroplanë për të mbledhur informacion rreth aktiviteteve ushtarake të NATO-s në bregdetin e Baltikut, veçanërisht në Poloni, Gjermani, Danimarkë dhe Suedi. /Telegrafi/


