Please enter at least 3 characters.

Italia do ta zgjas gjendjen e jashtëzakonshme deri në muajin tetor

2020/07/4915a8f9dde9dc742fa32c074180441825e53029ee8feef4e6fb7bf284ea6e16.jpg
400:"People taking a gondola ride and a gondolier wave as the Italian Air Force acrobatic unit Frecce Tricolori (Tricolored Arrows) perform on May 29, 2020 over Venice as part of the Aeronautic military initiative "Abbraccio Tricolore" (Tricolor Hug), as the country eases its lockdown aimed at curbing the spread of the COVID-19 infection, caused by the novel coronavirus. (Photo by ANDREA PATTARO / AFP)
3:"AFP

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte pohoi se zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit ishte "e pashmangshme".

Conte iu drejtua Senatit, duke kërkuar mbështetje politike për masat e tij, megjithëse qeveria teorikisht mund të merrte një vendim pa miratimin parlamentar, raporton bloomberg.

Foto: Giuseppe Conte

"Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se përfundimi i (gjendjes së jashtëzakonshme) do të paralizojë të gjithë sistemin e mbrojtjes dhe parandalimit që kemi ndërtuar në muajt e fundit, të vështirë", tha kryeministri italian, transmeton Telegrafi.

Gjendja e jashtëzakonshme në Itali mbaron më 31 korrik, por i pari i qeverisë italiane tha se po mendon ta zgjasë atë deri në tetor, megjithëse është e hapur për opsionet e propozuara nga parlamenti.

Gjendjet e jashtëzakonshme janë shpallur shpesh në Itali gjatë tërmeteve ose krizave të shëndetit publik, dhe kjo masë lejon autoritetet të veprojnë më shpejt

Ndryshe, Italia deri më tani ka raportuar 264 mijë raste me coronavirus gjersa kanë vdekur 35123 persona. /Telegrafi/