Please enter at least 3 characters.

Italia bëhet me trajner të ri pas dështimit të emërimit të Pirlos

Roberto Mancini do të rikthehet në krye të Kombëtares së Italisë, sipas burimeve të ANSA-s, pasi presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Giovanni Malago, e ka konfirmuar lajmin gjatë mbledhjes së këshillit të federatës.

Për 60-vjeçarin do të jetë mandati i dytë në stolin e “Azzurrëve”.

Mancini udhëhoqi Italinë drejt triumfit në Euro 2020, por më pas dështoi ta kualifikonte kombëtaren në Kupën e Botës 2022. Në vitin 2023 ai u largua për të marrë drejtimin e Arabisë Saudite, aventurë që nuk rezultoi e suksesshme.

Aktualisht, Mancini është pa klub, pasi së fundmi drejtoi ekipin e Al-Sadd në Katar.

Federata Italiane ka vendosur t'i rikthehet Mancinit pas dështimit të emërimit të Andrea Pirlos.

Ish-mesfushori i Milanit dhe Juventusit shihej si favoriti për ta marrë drejtimin e Italisë, pasi Pep Guardiola refuzoi ofertën javën e kaluar.

Megjithatë, sipas raportimeve, presidenti Malago bllokoi emërimin e Pirlos pas polemikave të shkaktuara nga lidhja e tij me kompaninë ruse të basteve Fonbet.

Si pasojë e këtij vendimi, drejtori teknik i FIGC-së, Paolo Maldini, dhe këshilltari Leonardo thuhet se kanë dhënë dorëheqjen pas më pak se tre javësh në detyrë.

Ndërkohë, ish-trajneri i Leicester Cityt dhe Romës, Claudio Ranieri, pritet të emërohet drejtor i ri teknik i Federatës Italiane të Futbollit./Telegrafi/