Please enter at least 3 characters.

Isufi për pak sa nuk e nokautoi, pranon Saunders: Në raundin e gjashtë isha në një moment të vështirë

2019/05/ShefatIsufiBilly-2.jpg
217:"STEVENAGE, ENGLAND - MAY 18: Shefat Isufi punches Billy Joe Saunders during the WBO WORLD SUPER-MIDDLEWEIGHT CHAMPIONSHIP at The Lamex Stadium on May 18, 2019 in Stevenage, England. (Photo by Luke Walker/Getty Images)
12:"Getty Images

Shefat Isufi nuk kishte fat që ta fitonte titullin WBO në kategorinë super-të mesme, pasi humbi me pikë nga boksieri anglez, Billy Joe Saunders.

Boksieri shqiptar e pati mundësinë ta fitonte meçin në raundin e gjashtë kur për pak sa nuk e nokautoi kundërshtarin, ndërsa britaniku e ka pranuar se ai ishte një moment shumë i vështirë për të.

"Ai më zuri në raundin e gjashtë. Isha në një moment të vështirë. Nuk kam zhvilluar një duel të rëndësishëm qe 14 muaj. Ai është i pari në WBO për ndonjë arsye, prandaj nuk ka dyshim se është i mirë".

"Aftësia ime në boks gjithmonë do të më dërgojë përpara në këtë sport, kështu besoj. Më pëlqejnë meçet mëdha, emrat e mëdhenj", ka thënë britaniku pas duelit.

Shefat Isufi (Foto: Luke Walker/Getty Images/Guliver)

Kjo ishte humbja e katërt në karrierë për Isufin, i cili ka regjistruar 27 fitore (20 me nokaut) dhe në dy raste është ndarë baras. /Telegrafi/