Ismail Kadare mbush 88 vjet, uron Haradinaj: Paç jetën e gjatë
28/01/2024
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar shkrimtarin shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare me rastin e ditëlindjes së tij të 88-të.
Haradinaj përmes një urimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, i ka uruar jetë të gjatë Kadaresë.
"I dashur Ismail Kadare, Urime ditëlindja dhe festofsh edhe shumë të tjera, i rrethuar me familjen, miqtë dhe librat. Paç jetën e gjatë!", ka uruar Haradinaj. /Telegrafi/


