Please enter at least 3 characters.

Ishte nisur për në shkollë, zhduket një vajzë nga Gjilani

2024/03/1000_F_286987593_fTxdr8kUmTESdsUyk7VF6vnzFTNvIrgn-e1710403360709.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast zhdukje që ka ndodhur në komunën e Gjilanit.

Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur më 12 mars ndërkaq rasti është raportuar në polici ditën e djeshme.

“Më 13.03.2024 ankuesja femër/kosovare, ka raportuar se vajza e saj viktima femër/k, ishte nisur për në shkollë, dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton policia.

Rasti po hetohet nga njësitet relevante policore. /Telegrafi/