Please enter at least 3 characters.

Ishte ndër top 10 fjalët më të kërkuara në YouTube për vitin 2021, Noizy reagon pasi ia fshinë emrin: Faktin që jam më i klikuari nuk mund ta ndryshoni dot

2022/01/collage-2-2-scaled.jpg

Gjatë këtyre ditëve u publikuan statistikat vjetore për fjalët që kanë kërkuar më së shumti shqiptarët në kanalin YouTube gjatë vitit 2021.

Statistikat e nxjerra nga faqja Kerolli vënë në pah fjalët më të kërkuara në Kosovë që më shumë kanë të bëjnë me spektaklet në Shqipëri, e gjithashtu edhe 10 fjalët më të kërkuara në Shqipëri.

Në listën e fjalëve më të kërkuara në Shqipëri renditen emisionet “Përputhen”, “Big Brother”, Portokalli”, Big Brother Albania, e më pas reperi Noizy, “Big Brother VIP”, Don Xhoni, muzikë, “Klanifornia” dhe sërish “Big Brother VIP Albania”.

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket të jetë i revoltuar pasi i është fshirë emri dhe për këtë ka bërë një reagim në rrjete sociale.

“Top Channel Albania ju mund ta fshini emrin tim por fakti që unë jam më i klikuari në top 10 që 12 vite nuk mund ta ndryshoni dot”, u shpreh ai.

Foto: Kerolli/Facebook

Artisti më tej në një tjetër postim publikoi videon që është më e klikuara, një projekt i përbashkët me Elgit Dodën në “Top Fest”.

“Videoja më e klikuar në kanalin e këtyre”, vazhdoi Rigels Rajku (emri i vërtetë). /Telegrafi/