Ish-ylli i Real Madridit, Canizares: Reyes nuk e meriton nderimin si një hero
Legjenda spanjolle, Santiago Canizares, ka thënë se Jose Antonio Reyes nuk e ka merituar nderin që i është bërë, pas aksidentit ku ndërroi jetë.
Komentet kundërthënëse vijnë pasi 35-vjeçari ndërroi jetë në një aksident të tmerrshëm në Sevilla gjersa ishte duke lëvizur me makinë në një shpejtësi të madhe mëngjesin e të shtunës së kaluar.
Canaizares ishte me Ryesin bashkëlojtar te kombëtarja e Spanjës, duke thënë se ai ka ndërruar jetë nga shpejtësia e lartë, gjë që nuk duhej nderuar.
Ish-portieri i Real Madridit kishte shkruar në Twitter: “Të vozisësh në një shpejtësinë të lartë, tregon papërgjegjësinë që keni”.
“Në atë aksident kishte viktima të pafajshme. Reyes nuk e meriton nderimin si një hero. Por, ajo çfarë ndodhi nuk e largon pendimin tim, mirëpo unë lutem për shpirtin e tij”, ka shtuar më tej Canaizares.
Kushëriri 23-vjeçar i Reyes që ishte ulur në ulëset mbrapa të makinës, ka mbetur po ashtu i vdekur, ndërsa kushëriri i tij i dytë, ka shpëtuar me një djege të shkallës së lartë. /Telegrafi/


