Ish-trajneri i Man United zbulon arsyen pse Amad Diallo nuk mori shumë minuta nga Ten Hag
Një ish-trajner i Manchester United i cili ka punuar nën urdhrat e Erik Ten Hag ka zbuluar arsyen pse Amad Diallo nuk ka pasur aq shumë hapësira në drejtimin e tij. Që prej se Ruben Amorim mori drejtimin e Unitedit në nëntor, Amad ka qenë njëri prej lojtarëve kryesor të ‘Djajve të Kuq’.Në nëntë ndeshje të zhvilluara, 22-vjeçari ka luajtur si titullar në gjashtë prej tyre dhe ka kontribuar në tetë gola të shënuar.Forma e tij e mirë ka bërë tifozët të mendojnë pse Ten Hag nuk e përdori aq sa duhet atë.
“Mendoj se kur u vendosëm taktikisht, trajneri ndjeu se Antony ishte lojtari më i mirë për punën të cilën po e kërkonte, sepse natyrisht e njihte Antonyn nga Ajaxi”.“Kështu që ai investoi në të dhe klubi e mbështeti, kështu që natyrisht ai e ka mbështetjen e lojtarit që e solli, investimit të tij”, ka thënë McCarthy. Deri më tani në sezonin 2024/2025, Amad ka arritur të shënojë pesë gola dhe të dhurojë tetë asistime në 25 ndeshje të luajtura në të gjitha garat./Telegrafi/


