Please enter at least 3 characters.

Ish-shefi i Volkswagen prezanton kompaninë e re për traktorë elektrikë

Ish-drejtori ekzekutiv i Volkswagen, Herbert Diess, ka njoftuar themelimin e kompanisë së re DIESS E-Agrartechnik AG, e cila do të fokusohet në zhvillimin e traktorëve elektrikë.

Kompania me seli në Mynih synon të lansojë traktorin e saj të parë elektrik në vitin 2027.

Sipas Diess, modeli i ri do të ketë kosto operative deri në 50 për qind më të ulëta krahasuar me traktorët me naftë.

Traktori do të pajiset me bateri të zëvendësueshme, duke mundësuar punë të pandërprerë gjatë gjithë ditës.

Ai do të mbështesë një gamë të gjerë pajisjesh bujqësore dhe komunale, përfshirë kositëse dhe ngarkues.

Diess ka lënë të kuptohet se në të ardhmen kompania mund të zhvillojë edhe zgjidhje autonome dhe stacione karikimi me energji diellore. /Telegrafi/