Please enter at least 3 characters.

Ish-presidenti i Realit, Calderon: Lojtarët nuk e deshën rikthimin e Mourinhos

2019/03/Jose-Mourinhoo.jpg
273:"BOURNEMOUTH, ENGLAND - APRIL 18: Jose Mourinho the head coach / manager of Manchester United during the Premier League match between AFC Bournemouth and Manchester United at Vitality Stadium on April 18, 2018 in Bournemouth, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon thotë se Jose Mourinho u refuzua nga lojtarët përpara se të vendoset që të rikthehet Zinedine Zidane.

Portugezi ishte njoftuar për të zëvendësuar Santiago Solarin, por francezi u emërua trajner në një tjetër ditë dramatike te madrilenët.

"Kjo është një zgjedhje e mirë. Një tjetër ishte Mourinho. Por, unë mendoj se në ditët e fundit "udhëheqësit e lojtarëve" kanë hedhur poshtë këtë mundësi".

"Ai u largua nga këtu me shumë probleme. Unë mendoj se ai do të ishte një problem tjetër i shtuar edhe atyre që kemi. Para së gjithash është mirë që Zidane të kthehet si trajner", shtoi spanjolli.

Ndryshe, Reali është eliminuar nga dy trofetë e mundshëm - Liga e Kampionëve dhe Copa del Rey - gjersa matematikisht është në garë për titullin e La Ligës. /Telegrafi/