Please enter at least 3 characters.

Ish-lojtari i Unitedit, Cruyff: Është shqetësuese, tani lojtarët e mëdhenj po e zgjedhin Cityn para nesh

2018/12/Jordi-Cruyff-1.jpg
286:"BERLIN, GERMANY - APRIL 18: Jordi Cruyff poses with the Laureus Spirit of Sport Award trophy for Johan Cruyff collected on behalf of his father during the Winners Photocall at the Messe Berlin on April 18, 2016 in Berlin, Germany. (Photo by Gareth Cattermole/Getty Images for Laureus)
24:"Getty Images for Laureus

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Jordi Cruyff, beson se lojtarët më të mirë në botë do të preferonin të bashkohen me Manchester Cityn para Djajve të Kuq.

Cruyff, 44 vjeç, u bashkua me Unitedin nga Barcelona - klubi i ndërtuar në imazhin e babait të tij, Johan - në 1996 kur ata ishin forca dominante në Angli.

Por, edhe përkundër se ishte lojtar i klubit nga Old Trafford, Cruyff mendon se lojtarët e mëdhenj tani më para zgjedhin t'i bashkohen Cityt.

"Ashtu si lojtarët e tjerë në atë kohë, nuk kam dashur të mendoj dy herë nëse do të bashkohem me Unitedit ose Cityt. Ashtu si Barça, Unitedi ishin të papërmbajtshëm në ato vite", ka thënë fillimisht Cruyff.

Cruyff gjatë kohës së tij te Unitedi (Foto: Getty Images/Guliver)

"Me gjithçka që po ndodh dhe zhvillimet në City, nuk është më një zgjedhje automatike për lojtarët që të zgjedhin Unitedin dhe kjo është një shqetësim edhe më i madh".

"Unitedi nuk ishte vetëm një klub i mrekullueshëm i futbollit, por gjithashtu ndoqi futbollin që më pëlqente".

"Në shtëpi ose larg, Unitedi kishte një stili të luajturit, lojtarë të rinj dhe një mentalitet fitues i cili ishte i qartë për të gjithë në klub".

"Nëse Barcelona ka një vit të keq, ata ende nuk do të përfundojnë më pak se vendi i tretë në La Liga. Ky duhet të jetë rasti edhe te Man United, por fatkeqësisht nuk është", përfundoi holandezi. /Telegrafi/