Please enter at least 3 characters.

Ish-i dashuri i Dua Lipës, Isaac Carew në lidhje të re?

2019/08/GettyImages-1097608208-1-e1565108092539.jpg
228:"LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 10: Dua Lipa, Isaac Carew and guests attend the 61st Annual GRAMMY Awards at Staples Center on February 10, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Rich Fury/Getty Images for The Recording Academy)
32:"Getty Images for The Recording A

Në qershor të këtij viti, këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, i dha fund lidhjes disa vjeçare me kuzhinierin dhe modelin e njohur, Isaac Carew.

Ndërkohë, një muaj më vonë në korrik, ajo shpalli lidhjen e saj të re me vëllanë e motrave Bella dhe Gigi Hadid, Anwar Hadid.

Madje me këtë të fundit, ajo ishte prezente në Kosovë për rreth katër ditë, ku ndoqi nga afër edhe festivalin "Sunny Hill", të cilin e organizon babai i saj, Dukagjini.

Mirëpo duket se të reja ka edhe në jetën e ish-të dashurit të këngëtares, Isaac Carew - kështu të paktën tregon postimi i tij i fundit në Instagram.

Isaac ka hedhur në InstaStory një imazh ku shfaq dorën e tij pranë dorës së një femre, teksa duket si një moment intim mes dy personave.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit e shumtë të Carew të aludojnë se kuzhinieri ka nisur tashmë një lidhje të re, pas ndarjes me Duan. /Telegrafi/