Please enter at least 3 characters.

Ish-bashkëlojtari i Gyokeres beson se suedezi do të dështojë tek Arsenali

Një ish-bashkëlojtar i Gyokeres tek Brightoni beson se ai do të dështojë te Arsenali këtë sezon, pasi mbeti i zhgënjyer nga sulmuesi suedez. 

“Topçinjtë” shpenzuan 64 milionë euro për të siguruar shërbimet e Gyokeres nga Sporting Lisbona këtë verë, pas javësh negociatash mes dy klubeve.

Arsenali ka kërkuar prej vitesh një sulmues të mirëfilltë me instinkt goli, pasi sezonin e kaluar sulmuesi kryesor ishte Kai Havertz.

Ka pasur shumë entuziazëm rreth afatit kalimtar të Arsenalit këtë verë, me gjashtë prurje të reja, përfshirë Gyokeres, teksa klubi synon më në fund titullin e Ligës Premier pas tre sezoneve radhazi si nënkampion.

Por, ish-sulmuesi i Brighton, Glenn Murray, ka dyshime të mëdha për aftësitë e Gyokeres dhe nuk mendon se “ai përputhet me stilin e Arsenalit”.

“Nuk mendoj se Viktor Gyokeres është ai i duhuri, është një hap shumë i madh për të. Kam qenë me të te Brighton dhe kurrë nuk e kam parë si një sulmues prej 64 milionë eurosh".

“Kur Ben White u fut në ekipin e parë, menjëherë të gjithë e kuptuan sa i mirë ishte, ai kishte atë standard”.

“Kur erdhi Viktor, ishte më shumë një ndjesi që të linte ‘ok, është në rregull’. Nuk jam i sigurt që i përshtatet stilit të Arsenalit, gjithashtu”, ka thënë Murray.