Please enter at least 3 characters.

Isco refuzon transferimin te Juventusi

2019/05/isco.jpg
225:"GETAFE, SPAIN - APRIL 25: Isco of Real Madrid CF reacts during the La Liga match between Getafe CF and Real Madrid CF at Coliseum Alfonso Perez on April 25, 2019 in Getafe, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Isco Alarcon duket se do të qëndrojë të Real Madridi edhe në sezonin e ri, pasi tashmë ka refuzuar transferimin te Juventusi.

Sipas raportimit të Calciomercato, mesfushori spanjoll është duke refuzuar të transferohet te ‘Zonja e Vjetër’, pas rikthimit të Zinedine Zidane në stolin e madrilenëve.

Isco ka kohë që po lidhet me një largim nga Real Madridi, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe ai dëshiron të vazhdojë karrierën në Santiago Bernabeu.

Zinedine Zidane (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Spanjolli ka luajtur standard për skuadrën nga qyteti i Madridit, që nga rikthimi i Zidanes, pas një periudhe zhgënjyeses që e kishte nën urdhrat e Santiago Solarit.

Juventusi ishte i gatshëm që të paguante afro 90 milionë euro për shërbimet e Iscos, por tani lojtari dhe vetë trajneri francez janë duke refuzuar që të arrijnë një marrëveshje.

Mesfushori do të ketë hapësirë më të madhe në sezonin e ri, pasi Gareth Bale do të largohet në verë, e që atij mund t’i bashkohet edhe Lucas Vasquez. /Telegrafi/