iPhone 11r i 2019 do të ketë bateri më të madhe se iPhone Xr
Një raport i kohëve të fundit nga Koreja sugjeron se pasardhësi i iPhone XR i këtij viti - iPhone 11R i 2019, do të ketë një bateri pak më të madhe se paraardhësi i saj. Bateria prej 3,110mAh, më specifikisht, do të jetë më shumë se 5% më e madhe se njësia prej 2,942mAh që vë në lëvizje iPhone Xr. Raporti përmend Amperex Technology Limited (ATL) kinez si furnizues për bateritë e iPhone 11R 2019. iPhone më i lirë i këtij viti gjithashtu pritet të paketojë një procesor më të shpejtë dhe më efikas të energjisë, i cili, i kombinuar me bateri më të madhe, mund t'u japë përdoruesve një rritje të konsiderueshme në kohën e përdorimit. Raportet e mëparshme sugjeruan se ndërsa nuk do të ketë ndryshime të mëdha në dizajn, iPhone 11R do të marrë një kamerë shtesë, me një total prej dy. Opsionet e reja të ngjyrave janë gjithashtu të përfolura. /Telegrafi/


