Please enter at least 3 characters.

Inzaghi e pranon se De Vrij mund të mos luajë ndaj Interit

2018/05/Stefan-ed-Vrij-Inzaghi.jpg
252:"ROME, ROMA - FEBRUARY 21: Stefan De Vrij and SS Lazio head coach Simone Inzaghi during the SS Lazio training session on the eve of their UEFA Europa Match against Steaua Bucharest on February 21, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, ka befasuar me deklaratën e tij duke thënë se Stefan de Vrij mund të mos luajë në ndeshjen e fundit ndaj Interit.

Mbrojtësi holandez do të kalojë te zikaltrit posa të përfundojë sezoni 2017/18 dhe nisur nga kjo tifozët kanë kërkuar që ai mos të përfshihet në ndeshjen e fundit.

"Nuk e di nëse ai do të luajë”, ka thënë Inzaghi, i citiar nga FCInter1908.it pas barazimit 2-2 ndaj Crotones.

(Foto: Getty Images)

"Do ta vlerësoj situatën gjatë javës, Luiz Felipe do të rikthehet të dielën, gjë që është shumë e rëndësishme për ne".

"Plus, unë kam top mbrojtës tjerë me të cilët mund të luaj".

"De Vrij, në mesin e gjërave tjera, nuk është në gjendjen më të mirë fizike dhe ishte në rrezik për të mos luajtur edhe ndaj Crotones", ka shtuar Inzaghi.

26-vjeçari ishte i kërkuar nga shumë skuadra të mëdha, por në fund zgjodhi kalimin te Interi si lojtar i lirë. /Telegrafi/