Please enter at least 3 characters.

“Investimi që ke bërë tek unë, po më mbron nga rreziqet e botës” - Grida Duma emocionohet nga letra e të birit në studio

2024/02/Screenshot_7-40.png

Moderatorja e njohur shqiptare, Grida Duma, si rrallëherë është shfaqur në një intervistë në emisionin e ri "SOL" në Klan Kosova.

Ajo ka folur për jetën dhe karrierën e saj profesionale, ndonëse është befasuar edhe nga i biri në studio me një letër emocionuese.

Ai është duke studiuar në Holandë dhe me këtë rast ka falënderuar të ëmën për mbështetjen që i ka dhënë gjatë gjithë kohës.

Foto: Screenshot/YouTube

Më poshtë ua sjellim letrën e plotë:“E di shumë mirë që as unë, as ti nuk jemi njerëz surprizash. Por me shkuarjen time në universitet dhe rritjen e punëve që ke këto kohë, gjej rastin të të rrëfej disa të vërteta midis nesh që tashmë janë ndjerë, por që thjesht nuk gjetën kohën të thuhen.Nuk e mendoja që diskutimet tona për jetën, ato netë të vona do të më ndihmonin të njihja botën ashtu si e njoh tani.Nuk e mendoja më parë që vazhdimi i studimeve të mia në këtë vend të huaj do të më ekspozonte ndaj kaq shumë diturive.Nuk pretendoja asnjëherë që instistimet e tua nga më të voglat tek më të mëdhatë dhe të qenit ‘gentleman’, do të ndihmonin të jetoja, dashuroja, në kuptimin e plotë të fjalës.Me të gjitha këto kosto dhe investime për mua jam ndjerë shumë i mbrojtur nga rreziqet dhe pisllëqet e botës së vërtetë. E ndjej veten të fortë dhe me kapacitet për t’ja dalë në çdo kuptim.Tani po njoh realitetin që ke kaluar në fëmijëri dhe ato që ke ndjerë.Nuk të kam njohur duke u rritur, nuk të kam parë as adoleshente, por të njoh tani më mirë se kurrë. Ti je një njeri i madh, i gjerë, i dashur dhe që sakrifikon për ata që i do më shumë se për veten.E ndiej që po bëhem ai burri me një grua të fuqishme nga pas tij. Do të jem me ty dhe do të suportoj gjithmonë”. /Telegrafi/