Please enter at least 3 characters.

Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimit në këto zona në Mitrovicë

Kompania Rajonale e Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar, se do të ketë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimit në disa zona të cilat janë të prekura.

Sipas një njoftimit për media thuhet se ekipet e mirërmbajtjes janë në teren duke punuar, dhe do të realizojnë punime në këto zona të përfshira në rrjetin e ujësjellësit: Rr. “UÇK” – Spitali Regjional, Rr. “Sabedin Prekazi”, Rr. “Hoxhë Hasan Tahsini”, Rr. “Kodër” – Zasellë, Fshati Shupkofc, Fshati Frashër i Madh, Fshati Vidimriq dhe Fshati Koshtovë.

"Ndërsa, punimet në rrjetin e kanalizimit në këto zona: Rr. 'Artim Jashari', Rr. 'Jeton Tërstena', Rr. 'Ilaz Broja', Rr. 'Adem Trepça' dhe Rr. 'Ali Pashë Tepelena' ", thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht.

"Pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit. Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/