Please enter at least 3 characters.

Interin e ndajnë 10 milionë euro nga Danilo i Cityt

2019/06/Danilo-2.jpg
260:"MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 14: Danilo of Manchester City in action during the Premier League match between Manchester City and Wolverhampton Wanderers at Etihad Stadium on January 14, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City thuhet se ka hedhur poshtë një ofertë prej 15 milionë eurosh nga Interi për Danilon, por ka optimizëm se do të arrihet një marrëveshje.

"The Sun" njofton se Citizens 'hodhën poshtë menjëherë ofertën", pasi ajo është pak më shumë se dhjetë milionë më pak se sa po kërkojnë anglezët, e cila kap shifrat e 25.4 milionëve.

Megjithatë, gazeta raporton se braziliani dëshiron të largohet nga kampioni anglez pasi që nuk po ka shumë hapësirë te skuadra që udhëhiqet prej sheikëve.

"Ka besim se marrëveshja do të shkojë mirë. Të dy klubet kanë një marrëdhënie të mirë ", pohoi një burim i paidentifikuar.

Besohet se kampionët anglezë do të përdorin paratë nga shitja e 27-vjeçarit për të financuar blerjen e mbrojtësit të Juventusit, Joao Cancelo. /Telegrafi/