Please enter at least 3 characters.

Interi pa dy yjet e skuadrës në udhëtimin e vështirë te Fiorentina

2024/01/fbl-ita-seriea-napoli-inter-4.jpg
452:"Inter Milan's French forward #09 Marcus Thuram celebrates with teammates Inter Milan's Italian midfielder #23 Nicolo Barella (L) and Inter Milan's Turkish midfielder #20 Hakan Calhanoglu after scoring the team's third goal during the Italian Serie A football match between Napoli and Inter Milan on December 03, 2023 at the Diego Armando Maradona stadium in Naples. (Photo by Filippo MONTEFORTE / AFP) (Photo by FILIPPO MONTEFORTE/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Interi ka fituar Superkupën e Italisë, derisa në fundjavë do të rikthehet për t'i luajtur ndeshjet në kampionatin italian Serie A.

Në sfidën e radhës, të besuarit e trajnerit Simone Inzaghi do të kenë një duel shumë të vështirë pasi luajnë në udhëtim te Fiorentina.

E trajneri italian Simone Inzaghi është me kokëdhimbje për këtë takim, pasi nuk do t'i ketë dy futbollistë shumë të rëndësishëm.

Kështu mesfushori turk Hakan Calhanoglu dhe ai italian Nicolo Barella kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të udhëtojnë me skuadrën drejt Firences, duke bërë që nga treshja e titullarëve të mbetet vetëm Henrik Mkhitaryan.

Calhanoglu mori karton të verdhë në udhëtim ndaj Monzës, duke plotësuar numrin, ndërsa Barella u ndëshkua për protestë në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Napolit.

Me mungesën e dy yjeve të skuadrës, mesfushori shqiptar Kristjan Asllani dhe ai italian Frattesi pritet të zëvendësojnë dy futbollistët në fushë, në një sfidë mjaft delikate për zikaltrit, të cilët do të kërkojnë të marrin fitoren për të mos humbur terren ndaj Juventusit, një javë para derbit të Italisë.

Pikërisht në këtë sfidë, të planifikuar për më 4 shkurt, Simone Inzaghi do të mund të rikthejë në fushë si Barellën, ashtu edhe Calhanoglu, të cilët do të kenë mundësi të çlodhen për më shumë se 10 ditë për të qenë në formë optimale në derbin ndaj Juventusit. /Telegrafi/