Interi kthen sytë nga Erkin
26/01/2016
27-vjeçari luan në anën e majtë dhe i ka të gjitha karakteristikat që tekniku italian i kërkon.
Sipas shtypit turk, ylli i Fenerbahces është ndjekur vazhdimisht nga Mancini, por tani italiani ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të lëvizin seriozisht në këtë aspekt.
Kontrata e lojtarit skadon në qershor dhe Interi është duke bërë përpjekje për ta transferuar për një shumë të vogël.
Në rast se kjo nuk ndodh, atëherë ai do t’i vijë në verë si një lojtar i lirë. /Telegrafi/


