Please enter at least 3 characters.

Interi ishte pjesë e Calciopolit

2016/01/f.0704213420507_m.jpg

Shefi i hetimeve të FIGC (Federatës Italiane të Futbollit), Stefano Palazzi, thotë se Interi është përgjegjës për mashtrime sportive gjatë sezonit 2005/2006 që për pasojë pati skandalin futbollistik në Itali- Calciopoli.

Këto komente ai i ka bërë për Ansa duke u bazuar në faktet që dolën nga gjykimi “Calciopoli 2”, sipas të cilave drejtorët e Interit kanë kontaktuar me arbitrat dhe me një numër të madh udhëheqësish të futbollit italian gjatë viteve 2004-2006.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga Tribunali i Napolit, ish-presidenti i Interit, Giacinto Facchetti, ka pasur kontakte të rregullta me ish-planifikuesit e arbitrave Paolo Bergamo dhe Pier Luigi Pairetto.

Sidoqoftë, javën e kaluar FIGC mori vendim se Juventusit nuk do t’i kthehet titulli i vitit 2006, mirëpo janë caktuar sërish takime më 5 dhe 18 korrik për të diskutuar zhvillimet e fundit. /Telegrafi/