Please enter at least 3 characters.

Interi i ofron Brozovicit rinovim të kontratës

2018/07/Marcelo-Brozovic.jpg
258:"UDINE, ITALY - MAY 06: Marcelo Brozovic of FC Internazionale greets fans after the Serie A match during the serie A match between Udinese Calcio and FC Internazionale at Stadio Friuli on May 6, 2018 in Udine, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Duket se Marcelo Brozovic ka bindur Interit për të rinovuar kontratën pas paraqitjeve të mira në Kampionatin Botëror 'Rusia 2018'.

25-vjeçari ishte një nga më të mirët në rrugëtimin e kroatëve drejt finales, ku në fund humbën me rezultat 4-2 nga Franca.

Kontrata e tij aktuale përfundon në vitin 2021, por sipas TuttoMercatoWeb tani zikaltrit dëshirojnë ta vazhdojnë.

(Foto: Getty Images)

Rroga e Brozovicit e cila aktualisht është 2.5 milionë euro do të rritet, kurse klauzola prej 50 milionë euro do të hiqet ose do të rritet më shumë.

Paraqitjet e mira në Botëror kanë tërhequr shumë skuadra drejt kroatit dhe në rast të largimit të tij, Interi dëshiron të arkëtojë sa më shumë që është e mundur.

Zikaltrit e kanë transferuar Brozovicin në vitin 2014 nga Dinamo e Zagrebit.

Në 112 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 17 gola për skuadrën nga Milano. /Telegrafi/