Please enter at least 3 characters.

Interi humbet në shtëpi nga Sassuolo, minimizohen shanset për Ligën e Kampionëve  

2018/05/Inter-Sassuolo-1.jpg
280:"MILAN, ITALY - MAY 12: Mauro Icardi (R) of FC Internazionale is challenged by Francesco Acerbi of US Sassuolo during the Serie A match between FC Internazionale and US Sassuolo at Stadio Giuseppe Meazza on May 12, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images )
12:"Getty Images

Interi është befasuar në shtëpi nga Sassuolo duke humbur me rezultat 1-2 dhe duke i minimizuar gjasat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurrët kanë humbur takimin që ishte jetë apo vdekje ndaj Sassuolos dhe tani duhet të shpresoj në humbjen e Lazios nga Crotone dhe pastaj t'i mposht lacialët në ndeshjen e fundit.

Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm mysafirët të cilët shënuan për golin e epërsisë.

Ishte Matteo Politano, i cili shënoi një supergol nga gjuajta e lirë në minutën e 25-të për t'i quar të tijët në epërsi 0-1 në pushim.

Matteo Politano (Getty Images )

Në pjesën e dytë, Interi u vërsul në sulm për të gjetur golin e barazimit, por u befasuan përsëri nga Sassuolo që shënuan me anë të Domenico Berardit (72') për 0-2.

Ky gol preu këmbët e Interit, por futbollistët vendas përsëri nuk u ndalën dhe vazhduan të kërkojnë golin.

Ishte braziliani Rafinha, i cili me një goditje të bukur nga jashtë zonës në minutën e 80-të ngushtuan epërsinë në 1-2.

Rafinha (Getty Images )

Deri në fund të ndeshjes vendasit provuan me të gjitha forcat, por fati nuk ishte në radhët e tyre dhe humbën me rezultat 2-2.

Pas kësaj humbje, Interi ka 69 pikë në pozitën e pestë, ndërsa Sassuolo zë vendin e 11-të me 43 pikë.

Në ndeshjen e fundit, Nerazzurrët luajnë në udhëtim ndaj rivalit direkt Lazios, ndërsa Sassuolo luan në shtëpi ndaj Romës. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6je9py

https://www.dailymotion.com/video/x6jeafq