Interi fiton me rezultat bindës në udhëtim te Udinese
Interi ka fituar 2-0 ndaj Udineses në kuadër të javës së 22-të në Serie A.
Edhe pse pjesa e parë përfundoi pa gola, të dyja skuadrat kanë pasur shanse të mira për të shënuar.
Në 45 minutëshin e dytë, Nerazzurët arritën që të shënonin dy gola, për të fituar tri pikë të reja.
Romelu Lukaku arriti të shënonte golin e tij të parë në takim në minutën e 64-të me një asistim të Nicolo Barellas.
Belgu (71’) arriti më pas që ta realizonte edhe golin e tij të dytë personal dhe të dytin për Interin, me anë të penalltisë të fituar nga Alexis Sanchez.
Pas javës së 22-të, Interi vazhdon të jetë në vendin e dytë me 51 pikë, tri më pak se Juventusi që është lider.
Në xhiron e 23-të Nerazzurët do të takohen me rivalin lokal, Milanin. /Telegrafi/
https://twitter.com/DragonMarko1/status/1224081244004192264


