Please enter at least 3 characters.

Interi e do Richarlisonin, ofron edhe Joao Marion në marrëveshje  

2019/05/Richarlison-30.jpg
292:"LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 03: Richarlison of Everton celebrates after his team's first goal, an own goal by Ben Mee of Burnley during the Premier League match between Everton FC and Burnley FC at Goodison Park on May 03, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi raportohet se është vënë në gjurmët e sulmuesit të Evertonit, Richarlison dhe mund të ofrojë mesfushorin Joao Mario në marrëveshje.

UEFA njoftoi gjatë të premtes se klubi italian nuk do të jetë më i kufizuar nga Fair Play Finaciar dhe nga 30 qershori mund të bëjnë transferime të mëdha.

Kështu, drejtuesit e klubit nga Giuseppe Meazza veçse kanë filluar të etiketojnë transferimet e mundshme të verës.

Drejtori Deppe Marotta dhe drejtori sportiv Piero Ausilio thuhet se kanë bërë sulmuesin e Evertonit, Richarlison, njërin nga objektivat kryesor.

Sipas gazetës Tuttosport, Nerazzurrët do të përfshijnë reprezentuesin portugez, Joao Mario, i cili ka një vlerësim prej 20 milion euro, në çdo lëvizje të mundshme për sulmuesin brazilian që vlerësohet 65 milionë euro.

22-vjeçari brazilian iu bashkua Evertonit verën e kaluar nga Watford për 40 milionë euro dhe shkëlqeu në Goodison Park, duke shënuar 14 herë në 38 ndeshje.

Ndërkohë, emra të tjerë në listën e dëshirave të Interit janë edhe Edin Dzeko i Romës, Federico Chiesa i Fiorentinas dhe Alexis Sanchez dhe Romelu Lukaku të Manchester Unitedit. /Telegrafi/